Elbasani nën forcën ujit, përmbyten shumë banesa dhe qindra hektarë tokë

Reshjet e shiut në Elbasan kanë qenë shumë intensive ditën e sotme.

Më shumë se 20 shtëpi pranë lumit Shkumbin janë përmbytur si pasojë e rritjes së nivelit të lumit.

Nën “kërcënimin” e ujit janë edhe shtëpitë në afërsi të zonës së ish-kombinatit metalurgjik.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku mbi 10 banesa janë përfshirë nga uji, si pasojë e shiut që ka më shumë se 12 orë që bie pa pushim.

Në disa zona siç është ajo në Bugjes, dhe Papër, shtrati i lumit Shkumbin ka dalë duke rrezikur rreth 100 shtëpi.

Probleme si pasojë e reshjeve ka edhe në fshatin Hajdaran, si dhe në qytetin e Cërrikut, ku me dhjetra hektarë janë përmbytur.

Loading...