Elhaida Dani ka vizituar Katarin dhe ka publikuar një video nga udhëtimi i saj i fundit në Doha.
E entuziasmuar për këtë udhëtim, këngëtarja shqiptare nuk ka pritur të zbresë nga avioni, por ka realizuar një super video të Doha-s në orët e para të mëngjesit.
Por një komentues e ka cilësuar këtë udhëtim si pushime “të paguara nga sheiku”, duke vënë në siklet këngëtaren, e cila nuk ka ndejtur duarkryq por i ka kthyer menjëherë përgjigje.
” Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë të rroftë VIZITA”.
“Bravo! Sepse sipas teje, që një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë për Sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe ! Ciao”, i shkruan Elhaida.
Loading...