Eli Fara dedikim emocionues Vajzes: “Kur të mora në krahë harrova çdo gjë ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra…!”

Ajo është pa diskutim një nga emrat më të njohur të muzikës popullore qytetare, një zë i veçantë që u jep tjetër ngjyrë serenatave korçare, me të cilat është rritur dhe edukuar që fëmijë.

Dhe kur thua Eli Fara, zëre se i ke thënë të gjitha.

Këngëtarja aq shumë e dashur është prej vitesh pjesë e skenës sonë, por shumë pak gjëra dimë për të.

Ditën e sotme, vajza e saj e vetme Marina feston datëlindjen dhe mami Eli ka ndarë me gjithë ndjekësit momentin kur e ka sjellë në jetë, i cili nuk ka qenë aq i lehtë sa e kishte imagjinuar.

Ajo kujton vuajtjet dhe dhimbjet e lindjes dhe emocionet e mëdha të momentit kur e mori në krahë për të parë herë, shkruan meganews.al

E bashkë me këtë episod, nuk harron të bëjë urimin emocionues për Marinën e saj.

“Në datë 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde..

u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge!

(Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 të dt 27 mars, me një goxha prerje, m’u errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli vajzë.

Prita e prita duke m’u dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra! Edhe 100 Marina ime”!-përfundon ajo.

Loading...