Eliona Pitarka i thotë ‘po’ propozimit për martesë, kush është mashkulli që i rrëmbeu zemrën?

Eliona Pitarka ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj.

Këtë lajm e ka dhënë vetë aktorja, nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka zgjatur dorën për të treguar unazën në gisht.
“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”,- ka shkruar Eliona krahas fotos.

Ajo ka marrë shumë urime pas publikimit të këtij lajmi.

Mes komenteve dallohet edhe pyetja në lidhje me identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.
Eliona e ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por nuk ka postuar asnjë foto me partnerin, prandaj pyetjes, ajo iu përgjigj: “Do e mbaj të gjithin për vete”.

Loading...