Elina Pitarka është në pritje të fëmijës së parë dhe po kalon periudhën më të bukur.
Aktorja shqiptare shtatzëninë e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë, por tashmë që është në muajt e fundit, Eliona nuk po i kursen as fotot me barkun e rrumbullakosur dhe as gjininë.
Së fundmi ajo ka zbuluar gjininë e bebushit që po pret me një video ku shfaqet duke kërcyer krah balerinëve Ensa dhe Eni. Eliona shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Baby shark” dhe në fund zbulon se po pret një vajzë. Aktorja e konfirmoi shtatzëninë pak ditë më parë duke uruar festat.
“Pas një viti kaq të vështirë, e vetmja gje qe me vjen te uroj eshte shendet dhe begati”-shkruante Eliona, e cila duket shumë e lumtur që do të bëhet nënë e një vajze. Megjithatë aktorja partnerin vazhdon të na i mbajë të fshehtë.