Në një kohë kur të gjithë kërkojnë dialog për krizën politike, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali “godet” me deklaratat e saj.
Në një intervistë për Abc news ajo tha se zgjedhjet do të zhvillohen dhe në rast se Berisha, Basha dhe Kryemadhi duan t’i thonë burgut hapu le t’i thonë.
Por nuk besoj se ata nuk mund të marrin me vete qytetarë të tjerë. Nuk shkon në burg njeri për ta.
Janë gjithmonë e më pak qytetarë që dalin, sa më të vegjël bëhen si grup aq më e rrezikshme bëhen si turme.
Fakti që nuk kanë numrat i ka bërë që të kthehen në një turmë të dhunshme. Është diçka tjetër të dalësh në protestë dhe diçka tjetër nëse prish zgjedhjet duke prishur qendrat e votimit”.
Duke folur për një pëprlasje të mundshme, Spiropali tha se qeveria do garantojë siguri edhe për strukturat zgjedhore./ Opinion.al