Ministrja e Shtetit u shfaq të Premten në një video, të publikuar nga ERTV, në familjen kavajase, vajza e mitur të cilëve është dhun.uar sek.sualisht nga disa bashkëmoshatarë të saj.
Spiropali dhe regjia qendrore e “Edi Rama Televizion” (ERTV) nuk u kujdesën aspak që të mbulonin fytyrën dhe të tjetërsonin zërin prindërve të vajzës së përdh.unuar. Në pamjet e shpërndara nga ERTV, të gjithë shqiptarët panë me zë dhe figurë, pastër fare, prindërit e vajzës 13-vjeçare që ka pësuar një agr.esion sek.sual të pandodhur më parë në Shqipëri.
Në këtë mënyrë, Spiropali “kontribuoi” fuqishëm në identifikimin e vikt.imës së dhun.ës sek.suale nëpërmjet publikimit të prindërve të saj.
Kjo sjellje e Spiropalit, nuk është thjeshtë dhe vetëm çështje etike, por edhe penale. Kodi i Drejtësisë për të Miturit, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2018, në nenin 21 të tij, parashikon se: “Ndalohet identifikimi ose publikimi në çfarëdolloj forme i të dhënave personale të të miturit….”.
Në rastin konkret, Spiropali dhe ERTV kanë publikuar pamjet e prindërve të vajzës, gjë që do të thotë që kanë dhënë elementë dhe informacion të bollshëm për identifikimin e vik.timës, duke shkelur rëndë përcaktimin ligjor të mësipërm.
Kodi i Drejtësisë për të Miturit, po në të njëjtin nen (21) ka parashikuar edhe dënime penale për rastet kur publikohen elementë që identifikojnë vik.timën e mitur.
“Shkelja e e këtij neni, përbën vepër penale, sipas parashikimeve të Kodit Penal”, parashikohet në Kodin e Drejtësisë për të Miturit.
Duke iu referuar Kodit Penal, ky i fundit, në nenin neni 122 parashikon se përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës dënohet me bur.gim gjer në një vit. I njëjti nen vijon edhe më tej. Kur kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi …., përbën kundërvajtje penale dhe dënohet gjer në dy vjet.
Në rastin e Elisa Spiropalit, ajo ka shkelur këtë nen të Kodit Penal, pasi ajo ka përhapur një informacion të siguruar për shkak të funksionit (Spiropali u paraqit në familjen e vajzës së dhun.uar si ministre). Gjithashtu, dalja e saj publikisht në ERTV konfirmon faktin se ajo është paraqitur tek familja e vajzës “për qëllime përfitime”, në rastin konkret, përfitim politik.
“Boldnews”, ndryshe nga Spiropali, zgjodhi të mos i publikojë fotot e familjarëve të vajzës
Po ashtu, Elisa Spiropali mund të përballet edhe me shkeljet e parashikuara në nenin 313/b të Kodit Penal.
Ky nen, ndër të tjera, se “Dhënia ose publikimi me çfarëdo lloj forme, në kundërshtim me ligjin e të dhënave me karakter të klasifikuar dhe konfidencial që rrezikojnë…., integritetin fizik …. me qëllim zbulimin e këtyre personave, dënohet me gjobë ose me bur.gim deri në dy vjet”.
Gjithashtu, nëse kjo vepër penale, shoqërohet me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e vik.timës, personat përgjegjës për nxjerrjen e të dhënave që identifikojnë vik.timën, mund të dëno.hen deri në 3 vjet.
Elisa, mesa duket, për t’i treguar devotshmërinë “Skënderbeut” të saj, kryeministrit Edi Rama, nuk e ka marrë aspak parasysh që shfaqja e videos së familjarëve të vajzës së dhun.uar përbën shkelje penale dhe dëni.mi është me bu.rg.
Me mendjelehtësinë e saj, ajo rrezikon që të merren në ndjekje penale edhe menaxhuesit e televizionit privat të Edi Ramës.
A do të guxojë Arta Marku të urdhërojë nisjen e hetimeve për Ministren e Shtetit, Elisa Spiropali dhe për personat e tjerë që patën pafytyrësinë të identifikonin prindërit e vajzës së mitur, të dhun.uar sek.sualisht?
(Shqiperiaime)