Ministrja Elisa Spiropali ka uruar për ditëlindjen e 6 vajzën e saj, Nalta. Urimi i ministres Spiropali erdhi përmes një postimi në Facebook. Në foton e publikuar, ku vajza e saj, Nalta, por përpos kësaj Spiropali ka “qendisur” edhe disa fjalë, ku tregon një anë të sajën që rrallë herë e shikojmë.
Ministrja Spiropali në urimin e saj nuk ka kursyer një këshillë, që i ka tërhequr vëmendjen të gjithve.
“Nalta ime, sot je 6 vjeçe. Të kam patur gjithmonë pranë, dhe gjithmonë do të të kem. Edhe para se të të shihja grimcë në ekranin e vogël të ekografisë, edhe pasi të mos jem. Gëzuar Ditëlindjen zemra e mamit. Ji gjithmonë vetja.”, shkruan Elisa Spiropali.
Loading...