Elisabeta Imeraj dorëhiqet nga prokurore e SPAK, zgjedh të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës

Prokurorja Elisabeta Imeraj është dorëhequr si prokurore nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar. Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se prokurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK me email.

Kujtojmë se më datën 26 mars, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.
Imeraj u përball me vettingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 24 mars kur KPK kreu hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure të cilin e kaloi me sukses.

Imeraj punuar për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe gushtin e vitit 2018, u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Me herët, KLP kishte kryer vlerësimin etik dhe profesional të prokurores dhe në mënyrë unanime votoi për ta lejuar atë të vijojë ngjitjen në karrierë. Imeraj është zgjedhur nga Keshilli i larte i prokurorise në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Loading...