Elvisit i dhimbset Shqipja: Ka vuajtur, prandaj nxjerr mllef për të tjerët, 30-vjeçe dhe…

Elvisi vazhdon të “sulmojë” Shqipen, por e bën këtë me ironi. I pyetur nga një ndjekës në “Ask”, se çfarë mendimi ka për Shqipen, Loco i dedikoi kësaj pyetje një tekst të gjatë.

Elvisit i dhimbset Shqipja: Ka vuajtur, prandaj nxjerr mllef për të

Ai shprehet se i vjen keq për të.
“Për Shqipen s’kam mendim konkret, s’e kam njohur kurrë nga afër. Po me aq sa e njoha, me aq sa e kam parë nga ekrani bashkë me ju, mendoj se Shqipja ka patur një jetë të vështirë pa shumë mbështetje/afrimitet. Dhe është mësuar me këtë mënyrë jetese, prandaj nxjerr mllef kudo, me këdo. S’do ja merrja personale kurrë një njeriu të vuajtur. Do përpiqesha ta ndihmoja në fakt, nëse do kisha diçka në dorë”, shkruan ai.

Elvisit i dhimbset Shqipja: Ka vuajtur, prandaj nxjerr mllef për të

Kujtojmë se dje Shqipja u përball me Tea Trifonin, ku debatuan ashpër. Këtë puntatë, Loco e ka ironizuar, duke mos kursyer sulmet ironike ndaj Shqipes. “Ndërkohë në një TV shoë shqiptar:

-Përshëndetje!

-Përshëndetje!

-Sa vjeçe je dhe cili është objektivi i jetës tënde?

Elvisit i dhimbset Shqipja: Ka vuajtur, prandaj nxjerr mllef për të

-Unë jam 30 vjeçe dhe objektivi kryesor që kam në jetë është të merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë.

-Po për veten, ç’mund të na thuash?

-Shiko, se “filani” ka bërë këtë, pastaj atë…

-Po ti për vete?

-Po “filani” ka bërë këtë, ka thënë atë…

-Aha, mir”, shkruan Elvisi.

Loading...