Ëmbëlsirë me arra

Përbërësit
6 të bardha të vesë
130gr arra të bluara
130gr sheqer
1 sheqer vanilje
1/2 pluhur për pjekje
2luge miell
FILLI:

6 të verdhë të vezëve
150gr sheqer
400ml qumësht
2luge nisheste
1 puding vanilje
200gr margarinë
Hapat
6 te bardhat e vese tunden me sheqer derisa te fitohet nje shkume e forte.
Mielli përzihet me pecive, sheqer vanilje dhe arrat e bluara dhe qitet ne shkumen e bere nga te bardhat e vese dhe tundet ngadale qe masa mos te bie. Atehere kjo mase qitet ne tepsi katrore 30×35 dhe piqet ne temp. 180 grade derisa te skuqet.
Ne nderkohe zihet kremi prej 6 te verdhave te vese qe përzihen me sheqer dhe tunden derisa te zbardhet ngjyra.
Mirret 2 luge nisheste dhe nje qese puding vanile dhe pasi te përzihen bashke qiten ne qumësht te ftohet dhe fillon te ziej duke e përzier vazhdimisht me telin per përzierje qe te mos krijohen kokrra derisa te trashet masa dhe ne fund i qitet margarine dhe përzihet akoma derisa te shkrihet dhe largohet nga zjarri (zjarri te ulet qe te mos ngjitet ne ene).
Masa e pjekur me te bardha te vese ndahet ne tri shtresa dhe renditen nje shtrese me arra dhe nje shtrese me fill. Ne fund zbukurohet sipas deshires.

Loading...