Ëmbëlsirë me portokall dhe sherbet (Receta)

Embelsire me portokall dhe sherbet (Receta)

3 veze,
3 filxhana kafeje me kos,
3 filxhana me vaj,
3 filxhana me sheqer,
3 gota uji me miell,
1 pako maja per embelsira,
gjysem luge kafeje me sode,
lekuren e 1 portokalli,

Per sherbetin:
1 kg sheqer,
1 liter uje,
lengun e 2 portokalleve,

Ne nje tas hidhni vezet, kosin, sheqerin, vajin, lekuren e portokallit te grire ne rende dhe trazojini me nje tel kuzhine, shtoni miellin, majane dhe soden dhe trazojini prap mire pastaj hidheni ne nje tepsi te thelle te lyer me vaj dhe futeni ne furre te ngrohur ne 170° per 40-45 min, ne nje tenxhere hidhni ujin sheqerin dhe vereni te zjeje per 15min, 5 min para se ta hiqni sherbetin nga zjarri shtoni lengun e 2 portokalleve, pasi te jete pjekur embelsira prejeni, hidheni sherbetin dhe mbulojeni e lereni te zbutet, Ju befte mire 🙂

Loading...