Përbërësit:
6 të verdha të vezës, 130gr sheqer, 500ml krem për gatim, 1 lugë gjelle kafe, ujë i vluar, aromë vanilje, 500gr djathë maskarpone, 300gr biskota për tiramisu, kakao, neskafe.
Përgatitja:
Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) e mbushim me ujë dhe e vendosim në zjarr që të vlojë deri sa të liroj avull, më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 6 të verdhat e vezës dhe më pas enën ku i kemi vendosur vezët e vendosim sipër tenxheres me ujë dhe i tretim vezë në avull duke i përzier me tel kuzhine ashtu siç e shikoni në video.
Shtojmë tek vezët 130gr sheqer, i përziejmë vazhdimisht deri sa të shkrihet sheqeri ashtu mbi avull. Më pas e largojmë enën nga avulli dhe e lëmë me një anë që të ftohet, shtojmë në një enë tjetër 500ml krem për gatim dhe e përziejmë me mikser deri sa të fitojmë një krem të trashë.
Pastaj marrim kremi e gatimit që e kemi përzier me mikser dhe e shtojmë tek vezët që i kemi tretur më parë në avull, shtojmë 500gr djathë maskarpone dhe i përziejmë mirë së bashku me mikser.
Pastaj marrim një tepsi të thellë në formë katrore ashtu siç e shikoni në video, marrim 300gr biskota për tiramisu dhe i lagim një nga një në kafe me ujë të vluar duke i renditur në tepsi.
Sipër biskotat i lyejmë me kremi e përgatitur më parë duke e shtrirë mirë në të gjithë sipërfaqen e biskotave. Pasi i kemi lyer me krem sipër hedhim kakao duke e shpërndarë me anë të një site.
Më pas shtresën e dytë të biskotave e lagim në neskafe, i rendisim një nga një si më parë sipër kremit dhe kakaos.
Pastaj sipër biskotat i lyejmë me pjesën tjetër të kremi duke e shtrirë kremin mirë në të gjithë sipërfaqen e biskotave dhe përsëri shtojmë sipër kakao. Ëmbëlsirën e lëmë për 4-6 orë në frigorifer, më pas e largojmë nga frigoriferi e presim në copëza katrore dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!