Pas emërimit të “drejtuesit të lartë” Kastriot Skënderaj në postin e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,dy emërime të reja kanë mbërritur sot pranë kësaj drejtorie.
Pas largimit nga policia e shtetit për shkelje të rënda të 7 funksionarëve të lartë,sot janë kryer edhe zëvendësimet e dy prej tyre.
Në postin e shefit të Krimeve Berat është emëruar Ledjon Ferzaj,i cili prej një viti e gjysmë ka qenë specialist krimesh në këtë drejtori,ndërkohë që pas disa detyrave të rëndësishme në Policinë e Shtetit,Kryekomisari Altin Mema është emëruar Shef i Komisariatit Berat.
Me urdhrin nr.300,Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar delegimin e të gjitha kompetencave miratuese dhe urdhëruese të dy të emëruarve të rinj.