Emiratet Arabe shkruajnë historinë/ Nisin raketën e parë në planetin Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe festuan nisjen e anijes së tyre Al-Amal (Hope) në planetin Mars, misioni i parë ndërplanetar i ndërmarrë nga një vend arab.

Misioni ka për qëllim të kapë fotografinë më të qartë të atmosferës së Marsit. Skuadra shpreson se arritjet e planeve për në Planetin e Kuq do të kenë një ndikim shumë të madh në Tokë.

Pas dy shtyrjeve për shkak të motit të keq, ngritja e anijes nga qendra hapësinore ‘Tanegashima’ në Japoninë Jugperëndimore u përshëndet me duartrokitje të shumta nga Emiratet.

Në projektim e realizuar nga qendra “Mohammed bin Rashid Space Center”, punuan rreth 450 njerëz dhe më shumë se gjysma e tyre erdhën nga Emiratet. Al-Amal pritet të arrijë në orbitën e Marsit në shkurt 2021, me rastin e 50 vjetorit të bashkimit të Emirateve.

Loading...