Monika Lubonja ka folur shpesh për të ëmën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”. Veçanërisht dje, në natën e ndërrimit të viteve, ajo ka ndjerë më shumë mungesën, por edhe merakun për të, që mund të ishte duke e kaluar vetëm.
Por, sot, aktorja mori një surprizë shumë të veçantë.
Nga Dhoma e Rrëfimit, ajo pa një video, ku Arbana Osmani kishte shkuar në shtëpinë e nënës së saj, për t’i çuar kulaçin dhe gjelin e Vitit të Ri, gatimet tradicionale, që në fakt moderatorja e ka kthyer në “traditë” çdo fundvit.
Teksa shihte videon, Monika u përlot, e emocionuar pa fund.
“Je mbretëreshë e zemrës time”, tha ajo referuar të ëmës, nga e cila mori një letër, me fjalët më të ngrohta, dhe kurajon që ajo kishte nevojë.
/News31