Giorgio, i shtruar në spital në Itali me COVID-19, kishte shprehur dëshirën për të takuar Rosën.
Ai u kishte treguar mjekëve se ndihej mjaft i trishtuar sepse donte të shkonte në shtëpi për të takuar Rosën e tij.
Por disa ditë më pas, edhe ajo shtrohet në spital. Ky ishte momenti i duhur që mjekët t’i plotësonin dëshirën për ta takuar.
“Ishte një nga ato takimet që nuk harrohen. Askush nga ne nuk arriti të mbajë lotët. Një përqafim i gjatë, fjalë të ëmbla, dhjetë minuta butësi dhe urime për shëndet”, thanë mjekët.
Loading...