Emrat e 9 deputetëve të opozitës që votuan anti-shpifjen

Miratimi i paketës anti-shpifje, Partia Socialiste mori edhe 11 vota nga deputetët e partive të tjera, 9 nga opozita e re në parlament.

Mes tyre ishin deputetët e rinj që kanë qenë në qendër të medias për gafat e tyre në Kuvend.

Antishpifjen e ka votuar vec te tjereve edhe Majlinda Halilaj, deputetja e njohur për fjalimin saj për korporatën.

Ligji për AMA-n u votua veç socialistëve, edhe nga Tom Doshi dhe Reme Lala e zgjedhur nga PDIU. Votat me mazhorancën i bashkuan dhe 9 deputetë të rinj, mes tyre emra që janë vendosur në qendër të mediave për shkak të gafave të tyre në Kuvend.

Votë pro paketës antishpifje ka dhënë dhe Majlinda Halilaj, e cila u bë e njohur gjerësisht për fjalimin e saj mbi koorporatën.

Bashkë me të, kanë mbështetur kryeministrin në ligjin e debatuar për median dhe Eugen Bojaxhiu, Edjola Braha, Ramazan Gjuzi, Nimet Musai, Edmond Stojku, Aurora Mara, Selami Jenisheri dhe Elvis Meço.

Mes atyre që abstenuan, veç Ditmir Bushatit, renditen dhe 3 deputetë të ardhur nga listat e LSI-së, si Edlira Hyseni, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi, si dhe Besnik Troplini i ardhur nga PD.

Disa deputetë të tjerë të opozitës votuan kundër ligjit, ndërsa nga Partia Socialiste askush nuk doli kundër paketës antishpifje, dhe pse në votim mungoi vetë Edi Rama, së bashku me Bashkim Finon dhe Fate Velajn.

Pro

Veç grupit të PS

Tom Doshi PSD
Reme Lala PDIU
Eugen Bojaxhiu LSI
Edjola Braha LSI
Ramazan Gjuzi LSI
Nimet Musai LSI
Edmond Stojku LSI
Aurora Mara LSI
Majlinda Halilaj PD
Selami Jenisheri PD
Elvis Meço PD

Abstenim

Ditmir Bushati PS
Edlira Hyseni LSI
Ylli Shehu LSI
Edmond Rrushi LSI
Besnik Troplini PD
Nuk mori pjesë në votim:

Edi Rama PS
Bashkim Fino PS
Fatmir Velaj PS
Rudina Hajdari PD
Myslym Murrizi PD
Ralf Gjoni LSI/abcnews

Loading...