Nga Gëzim Llojdia
Emrat sllav të fshatrave të Vlores,kur do të hiqen për ti rikthyer emërtimet tona?
Lista e emërtimeve sllave.Si u kerkua ndryshimi i tyre në mesviteve 30?
Në foto një ushtar sllav i zënë rob viti 1914-18
1.
Një miku im nga Kosova në Fb ,Abdyl Kadolli më shkruante :”O Gëzim, shkulni ato emër vende sllave të pushtimit bullgar: Bogonicë, Zvernec( zver-bishë) se nuk i kanë hije Vlorës !
Problemi i shtruar nga shkrimtari kosovar është i drejtë dhe s’është vetëm një fjalë goje por ngase këto emërtime, s’kanë ndryshuar prej kohe të kohës të bënë edhe fajtor.Qysh nga kohët e pushtimeve sllave, apo edhe të kohë-pushtimeve të tjera, kanë mbetur ende emërtime të cilat të kujtohen ato vite të trishtuara të historisë tonë, kur ura dhe zjarri plumbi dhe egërsia pushtuese, që nuk njihte kufi,mbuluan fshatra shqiptarë edhe në Labëri duke lënë gjurmët e tyre madje deri tek emërtimet.
Mirëpo një ditë të mbarë për fatin tonë pushtuesit ose ikën ose u varrosën në baltën e tokës ,duke lënë pas hijen e zgjatur,litarin e nxjerr nga varri i tyre pushtues,pra toponimet e ndryshme,që i ndesh sot në disa fshtra tona, të një prej krahinave më patriotike. Ato emërtime fatkeqësisht të asaj kohe të zezë pushtuese rrojnë ditën me diell, ose në vendime qeverie dhe çuditërishtë janë deri emra fshatrash pa u ndryshuar ,edhe 27 vjet pas pluralizmit të viteve ’90,në Shqipëri.Nëse ju punon ende kujtesa e kemi ndërkaq ndër mend, si u hoq emri i Stalinit nga qyteti duke ju kthyer emri i vjetër i dikurshëm,Kucovë ,ndërkaq harresa e madhe me emertimet sllave ,që në Lumin e Vlorës e gjetkë kanë mbetur ,askush nuk u kujtua se duhej bërë dicka duhej hequr e flakur tutje, duheshin fshirë e njëherë e mirë,ndoshta përgjithmonë nga memoria jonë.
Nuk kemi gjë në dorë, vecse të hedhin në letër këto rrjeshta.Zyrtarët e këtij shteti kanë më shumë shumë. Pa ju lodhur shumë dua tju bëjë një pyetje:Emrat sllav të fshatrave të Vlores,kur do të hiqen për ti rikthyer emërtimet tona?
2.
Për të gjetur arsye ka shumë, por edhe shkencore citoj :Prof. Eqrem Çabej, thoshte se: “Emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm e më të lidhura me hapësirën e truallin se emrat e personave që janë më të lëvizshëm e më të shtruara modës së kohëve, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshme”.
Studiuesit S. K thotë: Toponomastika shqiptare, që morën në vështrim: emrat e qyteteve, emrat e rrjedhave të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj., që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe dhe po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponomisë që nga koha antike e deri më tani.Arsyetimi se onomastika lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko– gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro– shqiptare, që u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë.
Mirë vëlla ke shumë të drejtë,po c’duhet bërë ,si nuk i pikasi këto emërtime një komision i qarkut, që ndryshoi krejt emrat e lagjeve dhe rrugëve të qytetit,por nuk shkoi më tej.
3.
Aty nga mes viteve ‘30 regjimi i Zogut bëri një përpjekje, për të zvëndësuar emërtime sllave me emërtime shqipe.
Ja lista e tyre në rrethin e Vlorës.Emri i parë është emri ekzistues dhe paralel me atë emër vendosej emri, që do ta zvëndësonte emërtimin e huaj. Ka një zgjedhje të mencur po ti hedhësh një sy kësaj liste.Ja.psh disa Tophani – emërtohej :”Lagja e Flamurit?Varosh –Kaçanik, Babicë e Madhe -Babaj e Madhe, Drashovicë- emrëtimi sllav kthehej në Drangaj,ose Vodicë –Prrallaj, Golimbas-Pëllumbas, apo rasti i fshatit Velçe i njohur nga shpellat efamshme emertohej:”-Shpellaj”,apo Brataj -Shkambi i Kuq,Gumenicë –Bigë dhe Lepenicë –Labaj.
Sikur këto emërtime të kishin funksionuar emërtime e huaj do të ishn fshirë prej kohe nga shkresat zyrtare dhe nga kujtesa jonë.Ende nuk është vonë përt të korrigjuar emërtimet sllave që kanë mbetur në fshtarat shqiptarë.
1-Vlonë – Vlonë
2-Lagja e Re- Lagja e Re
3-Karabash -3 shtator
4-Vrenes- Vrenes
5-Tophani – Lagja e Flamurit
6-Varosh -Kaçanik
7-Babicë e Madhe -Babaj e Madhe
8-Kaninë- Kaninë
9-Dukati- Dukati
10-Radhimë- Radhimë
11-Tragjas -Tragjas
12-Baro -Baro
13-Drashovicë- Drangaj
14-Lapardha -Lapardhaja
15-Mazhar-Lapardha- Mazhar-Lapardha
16-Qish-Bardhë -Qishbardhë
17-Vodicë -Prrallaj
18-Xhyherinë -Xhyherinë
19-Kropisht- Fjerzë
20-Mavrovë- Fitorë
21-Peshkëpi- Peshkëpi
22-Amonicë- Amonaj
23-Budina -Verri
24-Dushkarak -Dushkarak
25-Golimbas -Pëllumbas
26-Mazhar Kullës -Mazhar Kudhëz
27-Ploça -Amantia
28-Sevaster -Kunorë
29-Shkozë- Shkozë
30-Vajzë -Vajzë
31-Velçe -Shpellaj
32-Bashaj- Bashaj
33-Brataj -Shkambi i Kuq
34-Gumenicë -Bigë
35-Gjorm- Gjorm
36-Lepenicë -Labaj
37-Matogjinë -Matogjini
38-Mesaplik- Mesaplik
39-Tërbaç -Tërbaç
40-Vranisht- Zallishë
41-Ramicë -Ramaj
42-Smokthinë- Zhgabaj
43-Armen -Armen
44-Brusja- Limaj
45-Gërneci -Arza
46-Haderaj -Haderaj
47-Hysoverdhi -Hysoverdhi
48-Karbunari -Thingjillas
49-Koculi- Kocul
50-Lubenjë- Labnija
51-Mollkeq -Mollkeq
52-Mavravë- Fitore
53-Mertiraj- Mirtiraj
54-Penkovë- Penkaj
55-Picar -Picar
56-Rexhepaj -Rexhepaj
57-Romësi- Romës
58-Selenicë -Serishta
59-Treblovë -Kështjellë
60-Veshdanisht- Veshaj
61-Gorisht- Gurishte
62-Bestrovë- Plepaj
63-Babica e Vogël -Babaj e Vogël
64-Çeprat -Çeprat
65-Gorrica -Gorrica
66-Hoshtimë- Ushtimë
67-Kerkovë- Shkrepaj
68-Nartë -Nartë
69-Panaja -Shëmri
70-Risili-Risili
71-Zvërnec -Rrethujzë
72-Bunavi -Verore
73-Aliban -Aliasi
74-Bashisht -Bëshishte
75-Bishan- Bishani
76-Cerkovinë- Gjeshtraj
77-Çiflik Idriz- Idrizaj
78-Dëllenja Zhukës -Dëllenja Zhukës
79-Mekat Mëkat
80-Mëkat – Çoban -Mëkat – Bari
81-Grabian -Gropaj
82-Gryka-Pishë -Gryka-Pishë
83-Llakatund -Llakatund
84-Mifol -Mifol
85-Murris -Murris
86-Nosovosel -Fshati i Ri
87-Poro- Vahu
88-Skrapar- Skrapar
89-Skrofinë- Sopi
90-Trevllazën -Trevllazën
91-Zgura -Zgura
Nënprefektura Himarës
1-Hiamarë- Himarë
2-Kudhës -Kudhësi
3-Pilur -Piluri
4-Qeparo -Gjinovlashi
5-Dhërmi -Gjolekaj
6-Palasa -Palasa
7-Vuno -Malaj