IRANË- Ka qenë një rrëfim i gjatë i Encës në ‘Goca dhe gra’ duke zbuluar momente nga jeta e saj.
E pyetur nga moderatoret rreth preferencave seksuale, këngëtarja nuk preferoi të zbulonte shumë, duke mos e komentuar gjatë puthjen që shkëmbeu me një vajzë.
PJESË NGA BISEDA:
Enca Haxhia: Unë me jetën private kam qenë shumë private. Videoja me gocën që është shpërndarë është vetëm shoqërore. That’s it.
Armina Mevlani: Nuk e ke fare tendencën “Bi”?
Enca Haxhia: That’s it për momentin
Dalina Buzi: A i ke parë ndonjëherë të huajt për të dashur?
Enca Haxhia: I kam parë i kam parë, nuk jam tek kategoria që them i dua vetëm shqiptarë, jam ndërkombëtare. Nuk do të doja ta limitoja veten në këtë aspekt, është e rëndësishme të gjej dikë që ndajmë të njëjtën botë të përafërt e të ketë të njëjtën zemër e parime si unë, dhe të njëjtën llogari bankare.