Endrit Brahimllari: “Revolta popullore do ta largojë këtë kryeministër antikombëtar që shkatërroi vendin”

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thekson se opozita është e vendosur në rrugën e saj dhe se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

Permes nje postimi ne Facebook, Braimllari shkruan se do të jetë revolta popullore ajo, që sipas tij, do të ta largojë kryeministrin, për të cilin thotë se ka shkatërruar vendin.

Postimi i plotë:

Shqipërinë e ka destabilizuar, stabiliteti i krimit të organizuar që ka përfshirë qeverinë “Rama” dhe pjesën më të madhe të parlamentit. Stabiliteti i krimit që është përkrahur dhe frymëzuar nga Edi Rama po cënon të ardhmen evropiane të vendit. Opozita i ka të gjitha mundësitë për të mos lejuar zgjedhje farse në këtë vend që Rama të instalojë një regjim monist. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë dhe kemi përkrahjen e jashtëzakonshme popullore. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë.

Revolta popullore do ta largojë këtë kryeministër antikombëtar që shkatërroi vendin, mbolli varfëri dhe krim, që largoi Shqipërinë nga BE dhe shkatërroi të gjithë jetën sociale në vend.

Loading...