Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka komentuar vendimin e marrë sot për protestuesit e 13 prillit.
Pas vendimit të Gjykatës për të lënë në burg 3 nga 37 protestuesit e opozitës, ish-deputeti përshkruan se në vend të tyre duhet të ishte kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Mjaft i revoltuar, ai shkruan në Facebook se në burg mbahen protestues të cilët janë hedhur në revoltë për të drejtën e tyre, e ndërsa janë lënë të lirë grabitësit shtetësor në Rinas e jo vetëm.
Sipas tij, koha e Ramës ka mbaruar, dhe se qytetarët duhet të vendosin.
“Mbahen në burg protestues të cilët protestojnë për drejtën e tyre, dhe lihen të lirë grabitësit shtetëror në Rinas, hajdutët e Unazës së Re, trafikantët e drogës.
Sot para gjykatës duhet të ishte Edi Rama dhe Sandër Lleshi, për grabitjen shtetërore në Rinas, për dhunën dhe gazin helmues të hedhur kundër qytetarëve. Edi Rama nuk mund të trembë një popull të tërë me arrestime politike. Koha e Edi Ramës ka mbaruar, është koha e qytetarëve”, përfundon komentin Braimllari.