Endrit Braimllari: “Rama është i marrë fund.Revolta popullore është e pandalshme”

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari, gjatë protestës në qytetin e Korçës, është shprehur se kryeministri Edi Rama është një i marrë fund dhe se revolta popullore nuk do të ndalet.

“Rama është i marrë fund. Revolta popullore është e pandalshme.

Banorët e qarkut Korçë janë në protestë kundër këtij Kryeministri i cili falimentoi fermerët.

Fermerët e Korçës po hedhin produktet, sepse Edi Rama përkrah prodhimin e huaj dhe jo vendas.

Fermerët nuk subvencionohen, skema e Ramës është korruptive. Më 11 Maj të gjithë në protestën kombëtare kundër kësaj qeverie qe mbolli varfëri dhe krim në vend.

LSI ka plan të qartë veprimi për fermerët, subvencionim të drejtpërdrejt, heqjen e burokracisë dhe akcizën e naftës.

Koha për të hapur vende të reja pune dhe për të çliruar ekonominë nga oligarkia e Ramës”, është shprehur Braimllari.

Loading...