Ëndrra e një 20-vjeçari në Shqipëri është të hapë një shtëpi bari. Emisioni “Vetting” ka intervistuar një 20-vjeçar nga Tirana, i cili ka nisur konsumimin dhe shitjen e lëndëve narkotike që në moshën 14-vjecare, por duket se ka për qëllim që të ngrihet në majën e botës së krimit. Por jo në Shqipëri, në Angli.
“Ëndrra ime? Të hap një vend timin, por ta sheh tek të huajit dhe të bëj lekë të madh. E kam ëndërr të kemi një shtëpi bari. Asnjëherë s’kam menduar për ndonjë ëndërr, vetëm për të bërë një shtëpi bari kam ëndërr edhe jo këtu se nuk ja vlen por nga Anglia ku bëhet dhe leku i madh. Para se të vij këtu i kam pirë nja 2-3 teke hashash edhe sot që flasim mos të gënjej. Më shumë e kam bërë këtë punë për përfitimet e mia, se pija edhe vetë ndonjë gjë. Për qejf e pija. S’kam bërë kurrë punë të ligjshme. Shitjen më shumë e bëjmë për të nxjerrë teken tonë sepse është bërë e vështirë për lekë për ta bëjë vetë. Por shotjen do e kisha lënë më shumë sesa pijen. Pijen s’do e kisha lënë asnjëherë madje dua të hyj edhe më thellë tek drograt e tjera, por nuk na dalin lekët dhe kemi mbetur tek hashashi akoma,”-tregon ai në rrëfimin për emisionin “Vetting”.
Për fat të keq është ëndrra e shumë të rinjve shqiptar të kësaj kohe. Ata nuk duan e as i ëndërrojnë auditoret e universiteteve.
Modelet e tyre që shpesh vijnë përmes rrjeteve sociale, janë historitë tragjike të të rinjve shqiptarë që sot janë në majat e krimit të organizuar në botë.