Eneda Tarifa: “Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar”

Gjatë hapjes së fushtës elektorale të Partisë Socialiste, ka marrë fjalën edhe kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, nga ku deklaroi se në zgjedhjet e 30 Qershorit do të fillojë një erë e re ndryshimesh në vend.

Veliaj tha se PS ka menduar gjithmonë për të ardhmen e vendit dhe nuk harroi të përmendte edhe fëmijët që sipas tij duhet ta gëzojnë këtë ditë në një vend dinjitoz.

Ai ftoi në tribunë edhe disa artistë dhe sportistë midis të cilëve edhe këngëtaren, Eneda Tarifa e cila, tha se sikur të kishte lindur nëna nja 3-4 si Erion Veliaj nuk do ta dinim se ku do të ishim sot.

“Shumë shkurt që të mos ta kthejmë në fjalim, unë dua të them vetëm kaq: Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar. Unë jam në krah të Erionit sot as sepse kam një backgruond socialist, as sepse kam ndonjë teser partie, jam këtu sepse besoj te ky djali që kam këtu pranë.

Besoj sepse kam parë atë që ka ndodhur me Tiranën tonë të dashur , me një qytet që po shkon drejt Europës, me një qytet kaq të bukur sa ke qejf të dalësh me vajzën se ke ku të çosh pa shpenzuar shumë. Faleminderit që na bëre ne artistëve të kemi aktivitete se jemi ankuar gjithmonë që s’ka aktivitete Tirana. Dilni dhe shihni tani se çfarë bëhet”, tha këngëtarja.

Ndërkohë fjalën e morën edhe aktori i homorit Gazmend Paja, i cili tha: “E di që këta çunat dhe gocat do të hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e historisë”.

Folën edhe këngëtarja Anxhela Peristeri, sportistja, Luiza Gega etj, që vlerësuan punën e Veliajt në drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

Loading...