Eni Çobani në një foto të veçantë – Nuk e keni më parë me këtë veshje (foto)

Eni Çobani ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto të veçantë.

Veshur me kostum tradicional, me jelek e këmishë mëndafshi, një veshje tradicionale e Libohovës e ka bërë juristen të marrë komplimente pafund nga fansat e saj.

Eni Çobani ka shkruar një mesazh të gjatë, ku shpreh dashurinë që ka të ruajtur thellë në zemër për traditën dhe kulturën e vendlindjes, Libohovës.

“Bukuria dhe trashëgimia kulturore do takohen ku më bukur se në Kalanë e Libohovës me 6 korrik 2019.

Kam shumë vite që shtegtoj nga një kala në tjetrën duke shijuar bukurinë e vajzave shqiptare, por gjithmonë në persiatjen për të kuptuar pse ky binom bukuri dhe lashtësi, traditë dhe pastërti vajzërore e ngjizur kjo me emocionin që ku kjo zhvillohet dhe me sa thjeshtësi dhe bukuri vajzat shqiptare përshtatin bukurinë e tyre me këtë trashëgimi te jashtëzakonshme së kalasë së bukur të Libohovës.

Kur flas për Libohovën më vjen të ngazëllehem dhe të më qeshë fytyra e tërë si një fëmije i vogël se ky vend nuk është vetëm vendlindja e familjes time, por është një trevë me traditë të madhe, kulturë të gjerë dhe emra të mëdhenj që kanë bërë historinë e Shqiperisë,”- shkruan Eni Çobani përkrah fotos së publikuar në profiline saj në Instagram.

Loading...