Enkelejd Alibeaj bashkon votat me PS/ Deputeti i PD kundër avokatëve të Berishës: Vendimin ta çojnë në…

Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj ka bashkuar votat me Partinë Socialiste duke dalë kundër avokatëve të ish-kryeministrit për të pezulluar ose shtyrë mbledhje ky shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Këshilli i Mandateve dhe i Imuniteteve ka rrëzuar me 6 vota pro, kërkesën e avokatëve të Sali Berishës.

Bashkë me 5 votat e socialistëve, është bashkuar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili ka kalë kundër argumenteve të mbrojtësve të ish-kryeministrit, Genc Gjokutajt dhe Sokol Mengjesit.

Alibeaj u shpreh se përfaqësuesit ligjorë të Berishës mund t’a çonin çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke votuar pro vazhdimit të mbledhjes së Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit.

“Nuk ka një vendim të Kushtetueses për të pezulluar këtë procedurë. Mund të ndodhë që e gjithë procedura e mëparshme e ndjekur nga SPAK mund të

Besoj se avokatët kanë të drejtën që mbas kësaj procedure të paraqesin kërkesë të re ose të bëjmë shtesë.

Kërkesa e tyre të mos pranohet”, tha Alibeaj gjatë mbledhjes.

Gjithashtu edhe kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi doli kundër kërkesës së avokatëve të Sali Berishës duke u shprehur se nuk ka bazë ligjore.

“Nuk ka asnjë bazë ligjore proceduriale, për të kërkuar pezullimin. Unë po e shoh kërkesën që keni bërë në Kushtetuese dhe nuk kërkoi pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit.

Keni kërkuar vetëm pezullimin e masave shtrënguese, por jo të përdorurave parlamentare për dhënien e autorizimit.

Nuk ka arsye pse ta pezullojmë. Nga ana proceduriale do të duhet ta marrë një vendim”, tha kreu i Grupit të PS-së.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se: “Vijojmë me procedurën, nëse do të kishim një vendim të Kushtetueses deri në 12 për pezullimin do e kishim bërë.”

Loading...