Epidemiologu Ilir Alimehmeti merr postin e rëndësishëm në Akademinë e Shkencave

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka marrë ditën e sotme një post të ri. Ai është zgjedhur anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të ASH.

Në njoftim thuhet se kjo ka ardhur pas vendimit për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë.
Njoftimi i plotë

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti zgjidhet anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

– Dr. Ali Mehmeti, specialist në epidemiologji dhe endokrinologji, është evidentuar në mënyrë të veçantë në ndjekjen e problemeve të pandemisë, zhvillimeve të saj dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID -19

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zgjedhur si anëtar të ri të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë pranë këtij institucioni epidemiologun e njohur Ilir Alimehmeti.

Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.

Mjeku i njohur, dr. Ilir Alimehmeti, gjatë vitit të pandemisë në vazhdim është evidentuar në mënyrë të veçantë si epidemiolog i sprovuar në ndjekjen e pandemisë, zhvillimeve të saj, dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID -19.

Ai u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar akad. Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë të Akademisë së Shkencave.

Dr. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.

Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:

“PËR NJË SHTESË NË PËRBËRJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËHERSHËM TË SHËNDETËSISË

Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të datës 16.3.2021, pasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike dhe Komisioni i Mjekësisë nr. 194, datë 12.03.2021 (bashkëngjitur)

Vendosi

Të caktojë si anëtar të Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë dr. Ilir Alimehmeti

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Akademik Skënder GJINUSHI

Loading...