Rritja e numrit të të inf ektuarve me koronavirus i ka shqetësuar të gjithë, por për epidemiologun Ilir Alimehmeti shtimi i rasteve të reja pritej dhe situata nuk duhet parë si al armante.
Gjatë një interviste televizive ai tha se, pavarësisht shtimit të rasteve, situata në spitale nuk është e rënduar.
“Nuk mund ta mohojmë faktin se po infek tohen më shumë raste. Por numri i rasteve të reja nuk do të thotë çdo gjë. Duhet të kemi parasysh se e rëndësishme është mospërmbytja e sistemit shëndetësor. Pra, vëmendja është aty, të mos kemi fluks të madh në spitale.
Rastet e reja duhet të izolohen patjetër. Shifrat tregojnë se vetëm 10.6% e rasteve aktive janë të shtruar në spital nga rastet e reja, pra më shumë se 80.4% prej tyre janë në shtëpi”, u shpreh Alimehmeti. Më tej ai sqaroi se ulja apo rritja e rasteve të reja varet nga numri i testeve që do të kryhen për të parë të dhënat reale.
“Kjo varet nga testimet. Jemi vendi me numri e testimeve më të ulëta në Europë. Duhet të kemi më shumë testime që të kuptojmë situatën reale. Kurba e virusit do varet nga testimet që do bëjmë”, sqaroi ai.
Sakaq ai këshilloi që të kryhen më shumë teste për të kuptuar se në çfarë situate ndodhemi vërtet dhe për të zbuluar në kohë qytetarët e inf ektuar. “Ka ardhur koha për testime serologjike në masë. Kështu flasim në errësirë dhe nuk e dimë asnjëherë rezultatin real e mira është që duhet të bëhen testime. Le të marrim një protokoll të një shteti që funksionon dhe ajo është Italia.
Duhet të testohet i gjithë personeli shëndetësor, një herë në dy javë, edhe administrata, rojet, kushdo që punon në spital dhe të testohen të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbim spitalor jo urgjent. Sot që flasim kemi 10.6 për qind të rasteve aktive të shtruar në spital. Kjo është e dhëna që duhet të shohim”, tha ai. Gjithsesi sipas tij, është më i rëndësishëm zbatimi i disa masave që janë shumë të thjeshta për të ecur para, duhet të zbatojmë protokollet e sigùrisë nga të gjitha subjektet, institucionet, ndërgjegjësim më i madh tek e gjithë popullata për të mos u kthyer pas.
“Kufizimet nuk mund të kthehen. Nuk ka asnjë kriter praktik, të matshëm që tregon këtë. Shërbimet spitalore janë pika kyçe. Në këtë moment kemi 47 raste gjithsej në spital dhe kemi 8 në terapi intensive, jemi shumë larg asaj që mund ta quajmë përmbytje e sistemit e kapaciteteve spitalore”, theksoi ai.