Më këtë rast u mbajt edhe një koncert simbolik me këngë dhe valle. Ky manifestim filloi me një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.
Këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka u shpreh se nuk ka armik që mund ta rrënojë lirinë që e sollën djemtë e Kosovës.
“Komandanti është gjallë, kullat tona janë të qëndrueshme, nuk ka armik që do ta rrënoj këtë liri që e sollën djemtë më të mirë të Kosovës. Sot është një ditë që duhet shënuar duke mos harruar asnjëherë sakrificën e familjes Jashari nismën për liri”, tha Lluka
Kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari tha se 27 vite më parë shqiptarëve iu dha shpresa se ditë të mira po vijnë për ta.
“27 vite më parë nisi fillet e rezistencës nisi një epokë e re për ne shqiptarët, na zgjoi nga gjumi. Adem Jashari me qetën e vetë me shokët gjithandej që ta ngjallin shpresën se një ditë jo shumë të largët do të ketë ditë të mira edhe për vendin”, u shpreh ai.
Gjatë ditës përfaqësues të institucioneve të shoqëruar edhe me disa kryetar të komunave dhe qytetarë kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial” Adem Jashari”, në Prekaz.
Ndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së./kosovapress/