“Epokë lakuriqe” – Poezi nga Lela Qejvani

EPOKË LAKURIQE

Ndonëse të veshur e të mbathur mirë,
Ne bijtë e këtij shekulli ndihemi lakuriq.

Nga politika qorruar ,ç’fatkeqësi,
ndihemi të mpirë.
Fati na ka nëshkuar,
prindër e fëmij lotuar .

Të veshur bukur, me rroba “firmato”e jëpuce
kpucë Armani.
Ndihemi lakuriq.

Fatet e ndara !
O ju politikanë që strukeni si minj,
Fytyrat e vrara fshihni brenda xhamave në mercedes të zinj.
Oh, epokë lakuriqe!
Popull i mbushur me maraze ,
me këtë politikë çapraze .
Eh, ç’lakuriqësi!

Lakuriq në trup,në shpirt,në mëndje e zemër.
Oh, shekull i çmendur !

Hamshorët me kravata kollarisur
qeshin nën buzë.

Ky popull jetim ,
Rrëmbyer bukën nga goja .
Sa shumë qënka mallkuar!

Ky fat ishte shkruar.
Gjithë botën e ngroh një Diell ,
Ja ndriçon natën e njëjta Hënë.
Ju pyes :
– Këtë vend cili Diell e ngroh ,
e natën cila Hënë e ndriçon?!

Për ironi të fatit ,ky popull sado i veshur mirë
ndihet lakuriq !
Lela Qejvani

Loading...