Era e fortë rrëzon 2 pemë në oborrin e spitalit të Lushnjës

Era e fortë që shoqëroi Lushnjen mbrëmjen e djeshme bëri që të rrëzohen dy pisha në oborrin e spitalit të Lushnjes.

Nga rënia e tyre janë dëmtuar 2 makina, të cilat ishin parkuar në oborrin e spitalit. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur prerjen e pishave dhe pastrimin e territorit.

Loading...