Era Rusi dhe Florian Agalliu janë fituesit e edicionit të gjashtë te Dance With Me.
Cmimi eshte ndare ne naten finale te spektaklit qe pati rivalitet te forte mes cifteve por qe ne fund beri fitues Eren dhe Florianin.
Finalizimi i mbrëmjes së sotme erdhi pas disa netëve shumë emocionuesve, ku puna e Era Rusit dhe Florian Agalliut ishte ajo që bëri edhe jurinë ta vlerësonte më shumë. Puntata e sotme u shoqërua edhe me surpriza të shumta.
Por para se të akordohej çmimi fitues Gentian Zenelaj shpalli një nga konkurrentët, fitues të çmimit të produksionit. Sipas aktorit të humorit, ky çmim i shkoi “barkut më simpatik”, Eduart Ndocaj.
“Deri tani jemi mësuar të shohim ‘Mis Eleganca’, ‘Mis Fotozhenia’, ‘Miss Interneti’, ‘Mis Vetulla e Bukur’. Asnjë mis nuk është shpallur deri më tani për belin. Asnjë mis për belin.
E kam fjalën për ne që jemi ne 3XL. Kjo kupë që është çmimi i produksionit i shkon barkut më simpatik që ka pasur ky produksion. I shkon pashait”, tha Zenelaj dhe më pas ia dha kupën ish-deputetit Ndocaj.