Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli ditën e sotme për një përpjekje për të krijuar ngjarje në detin Mesdhe dhe atë Egje.
“Ne mund të përdorim si diplomacinë ashtu edhe forcën ushtarake”, kërcënoi ai.
“Në Mesdheun Lindor ata duan të na bllokojnë në brigjet tona me një ishull prej 10 kilometrash katrorë dhe kjo nuk mund të ndodhë,” tha Rexhep Tajip Erdogan.
“Ata që përpiqen të krijojnë ngjarje në Mesdhe dhe Egje pa mësuar mësimet e tyre nga historia, do të duhet të pranojnë të vërtetën herët a vonë. Shpresoj se nuk do të paguajnë një çmim shumë të rëndë, “tha ai.
Loading...