Presidenti Rexhep Taip Erdogan akuzoi homologun e tij Kiriakos Mitsotaqis se po bën lojë të gabuar.
“Greqia është në pozitë politike të vështirë. Është e shqetësuar pasi nuk u ftua në Samitin e Berlinit. Kryeministri grek po luan lojën e gabuar. Hapat që ai po ndërmerr nuk janë të drejtë. Marrëveshja mes Turqisë dhe Libisë e ka çmendur Greqinë”.
Erdogan u ndal edhe te ndërkombëtarët, që sipas tij, kanë qenë indiferentë ndaj puçit ushtarak në Libi, duke akuzuar edhe gjeneralin Kaftar.
“Ky njeri nuk është i besueshëm. Ata vazhduan ta bombardojnë Tripolin. Uroj që ndërkombëtarët t’u qëndrojnë premtimeve. Përkundrazi, ne natyrisht do ta ndjekim këtë çështje”.
Presidenti turk deklaroi se vendi i tij dëshiron një zgjidhje të përhershme në Libi.
“Ne kemi theksuar në çdo rast se një zgjidhje e përhershme politike në Libi mund të sigurohet përmes dialogut. Ne e kemi forcuar bashkëpunimin tonë me qeverinë legjitime libiane përmes dy memorandumeve të mirëkuptimit të nënshkruara në fund të vitit 2019. Turqia është bërë çelësi i paqes në Libi me përpjekjet e saj në terren dhe diplomaci”./Klan Plus