Erdogan kërcënon Greqinë me luftë: ‘Jemi gati për çdo mundësi e pasojë’

Duket se edhe përpjekjet e NATO-s për të ulur në dialog Athinën dhe Ankaranë, kanë dështuar pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i’u drejtua sërish Greqisë me një gjuhë kërcënuese, ndërsa këtë të diel Turqia nis stërvitjet ushtarake në rajon, e mbështetur nga Rusia.

“Ata do të kuptojnë se Turqia ka forcën politike, ekonomike dhe ushtarake për të grisur harta dhe dokumente imorale.
Ata ose do të kuptojnë gjuhën e politikës dhe diplomacisë, ose në terren përmes përvojave të hidhura. Si Turqia ashtu edhe populli turk, jemi të gatshëm për çdo mundësi dhe çdo pasojë.”, tha presidenti turk.

Ndërkohë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje Turqisë të ndalojë provokimet e saj, ndërsa kërkoi reagim ndërkombëtar për veprimet e paligjshme.

Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen më 24 dhe 25 Shtator për të diskutuar kufijtë në Mesdheun Lindor.

Loading...