Erdogan përballë Kiliçdaroglu, ja si kanë votuar turqit në Shqipëri dhe Kosovë

Agjensia e lajmeve turke Anadolu Agensy ka publikuar rezultatin e votave të turqve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe rezultati është i ngjashëm me atë që tregon piktura e madhe e votës në Turqi.

Sipas të dhënave, në Shqipëri kanë votuar 632 turq ku 393 persona kanë votuar për liderin opozitar Kiliçdaroglu , 204 për Erdogan dhe 23 për Sinan Ogan.

Ndërkohë që situate paraqitet ndryshe në Kosovë, ku Erdogan ka marrë 517 vota, ndërsa Kiliçdaroglu mori 454 vota.

Presidenti aktual turk, Tajip Erdogan dhe opozitari Kemal Kiliçdaroglu do të përballet sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi më datë 28 maj, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori më shumë se 50% të votave në raundin e parë.

Në garë ishin 3 kandidatë, ku krahas Erdogan dhe Kiliçdaroglu, ishte dhe Sinan Ogan i cili mori 5% të votave ndërsa nga partit parlamentare, AK ka marrë shumicën e votave.

Në total, kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu mori 62.58% të votave të turqve në Shqipëri.

Kujtojmë që sistemi elektoral turk njeh votën e diasporës, ku turqit jashtë vendit kanë mundësi të votojnë në ambasada apo konsullata për zgjedhjet në vendin e tyre.

Loading...