Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan duke folur mbai masat që po merr qeveria e tij për frenimin e përhapjes së koronavirusit deklaroi sot masën më të re kundër COVID-19, izolimin e detyrueshëm për personat nën moshën 20 vjeç çka bie në sy mosha e zgjedhur pasi deri tani është thënë se mosha delikate janë mosha e tretë.
“Gjithashtu, automjetet nuk do të lejohen më të hyjnë ose dalin në 31 qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, për 15 ditë”, tha Erdogan gjatë një njoftimi televiziv.
Deri më tani ishin subjekt i izolimit të detyrueshëm për mbrojtjen ndaj koronavirusit personat mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.
Masa drastike e marrë nga qeveria Turke do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme, duke forcuar kështu masat që ka marrë deri tani.