Erdogan ‘shpëton’ Ukrainën nga Putini, bën të papriturën e madhe 

Turqia do të ndalojë anijet luftarake ruse të kalojnë nëpër Detin e Zi. Kështu shkruan në Twitter presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa falenderon “mikun e tij” presidentin Erdogan dhe popullin e Turqisë, transmeton newsbomb.al.

Dy ditë më Ukraina i kërkoi zyrtarisht Turqisë që të mbyllte ngushticën e Bosforit dhe atë të Dardaneleve, si e vetmja mënyrë që luftanijet ruse të mos kalonin në Detin e Zi dhe më pas të ngrenë avionë e lëshojnë raketa për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të fqinjve.

“Falenderoj mikun tim zotin President të Turqisë Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Populli i Ukrainës nuk do ta harrojë kurrë këtë”, shkruan Zelensky.

Vetëm Turqia kontrollon ngushticat sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, e cila përcakton se anijet luftarake që u përkasin kombeve në kufi me Detin e Zi mund të kalojnë, ndërsa të tjerat mund të kalojnë për një kohë të kufizuar vetëm nëse plotësojnë disa kushte të bazuara kryesisht në tonazh.

Loading...