Presidenti rus Vladimir Putin ka qerasur homologun e tij Recep Tayyip Erdogan me një akullore ndërkohë që liderët botërorë ishin mbledhur në ‘Moscow International Aviation and Space Salon’ (MAKS 2019), të martën.
Dy liderët vendosën që të bënin një pushim nga inspektimi i një sërë pajisjesh aviacioni ruse për t’u ëmbëlsuar me nga një akullore.
Pasi zgjodhën akulloret që donin, gruaja që i shiste e informoi presidentin se fatura shkonte 210 rubla ($3.20).
Në këtë moment, të dy presidentët ‘ngrinë’ ndërkohë që Erdogan vriste mendjen se kush duhej t’i paguante.
Ai pyeti:
Do e paguash edhe timen?
Presidenti rus ia ktheu:
Sigurisht që do paguaj. Ti je mik këtu në fund të fundit.”
Putin i dorëzoi gruas 5.000 rubla dhe e la Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov, i cili ishte duke qëndruar afër, që ta mbante kusurin, “për të mbështetur zhvillimin e aviacionit”, ndërsa grupi shpërtheu në të qeshura.