Eriksen rikthehet në normalitet, zbardhet biseda me shokët: Jam gati për tu stërvitur

Gjendja e Cristian Eriksen është më e mirë, madje ka nisur me shakatë. Menaxheri i tij, Martin Schoots tregoi bisedën që ka bërë me danezin.

“Ishte i lumtur sepse kuptoi se sa shumë dashuri e rrethonte. I kanë ardhur mesazhe nga e gjithë bota por është prekur më shumë nga mesazhet e Inter, jo vetëm të lojtarëve por edhe të tifozëve. Ai i falënderon të gjithë dhe të gjithëve i thotë se nuk ka ndërmend të heq dorë, ai dëshiron ti rikthehet jetës së dikurshme”, u shpreh agjenti i Eriksen në një prononcim për “Corriere dello Sport”.
Gjithashtu, Eriksen ka bërë humor me shokët e skuadrës. Ai iu drejtua me fjalët se është i gatshëm të nis stërvitjen, për të zbritur në fushë kundër Belgjikës së Lukakut, i cili i dedikojë golat kundër Rusisë. Sigurisht kjo është e pamundur, mbetet ende për të kuptuar se çfarë e shkaktoi atë arrest kardiak, por të paktën nuk i ka humbur sensi i humorit dhe dëshira për tu rikthyer sërish në fushë.

Loading...