Me një foto të vajzës që humbi jetën Bengo shkruan vetëm një fjali: U prehsh në paqe. Kujtojmë se autori i ngjarjes dyshohet se është një 19-vjeçar nga Puka, që është ende në kërkim nga ana e policisë.
Bengo dhe Gjikolaj ishin duke dalë nga një lokal në zonën e Laprakës kur u qelluan me armë brenda në makinë, ndërsa 17-vjeçarja ndërroi jetë.
17-vjeçarja jetonte në Tiranë me të vëllain më të vogël, prindërit i kishte të ndarë, mamaja e fëmijëve Gjikola jeton në Itali ndërsa babai në Mirditë. Gjatë vjeshtës së këtij viti, fëmijët kishin humbur edhe të dy gjyshërit.
Vetëm 14 vjeçe, Briseldën e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një person shumë më të madh në moshë dhe personi në fjalë e kishte marrë nga Mirdita që të jetonte me Briseldën në Durrës.
13 ditë pasi 14-vjeçarja është marrë pa dëshirën e saj nga familja në Mirditë, ajo ka ikur nga i fejuari teksa ka gjetur strehim tek persona të tjerë, të cilët e kanë ndihmuar, shkruan Fax Web.
Mësohet se asokohe me ndërhyrjen e policisë Briselda i ka dhënë fund kësaj fejese me një person që nuk e donte, ndërsa të njëjtat burime nuk shprehen të sigurtë nëse ngjarja e para 3 viteve mund të ketë lidhje me krimin e këtij 26 dhjetori.