Erion Braçe: “A ka nder e dinjitet një ministër që pushkaton në mes të ditës, ju merr jetën që zoti ua fali, katër qytetarë pa faj”

Pak orë para protestës së gjashtë kombëtare të opozitës një replikë e fortë është zhvilluar në distancë mes zv/kryeministrit Erion Braçe dhe Nënkryetarit të PD, Edi Paloka.

Në një reagim në rrjetet sociale për protestën e opozitës, zëvendësi i Edi Ramës deklaron se shqiptarët nuk votojnë vrasësit e 21 Janarit. Duke ju përgjigjur në Facebook akuzave të Braçes, Paloka shprehet se Edi Rama duhet t’u tregojë shqiptarëve se çfarë shërbimi ka bërë kreut të PS, më 21 janar, gardisti që u kandidua nga PS si kryetar bashkie.

Deklarata e Erion Braçe: “Lulzim Basha paska folur per nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit! Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites, ju merr jeten qe zoti ua fali, kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?

A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit? Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille! Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij, per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!

Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti, ajo eshte unike: NUK VOTOHEN VRASESIT! Ne cdo kohe!”- shkruan Braçe në “Instagram”.

Deklarata e Edi Palokës: Konia e Rames qe i njeh mire bandat e krimit nga frika e pushtetit qe po i ikën ka thirrur prap ne ndihme 21 janarin.

Po akoma nuk i kane sqaruar shqiptaret pse Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.
Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

Shqiptaret e kane sot te qarte kush shkel mbi kufoma per pushtet e kush po kerkon qe qytetaret te diktojne pushtetin e tyre.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të marshohet në disa institucione të rëndësishme si parlamenti apo policia.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte.

Loading...