“NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.
Këto janë fjalët e postuara nga zv. Kryeministri Erion Braçe duke bërë të njohur se po ia lë pasardhësit zyrën së bashku me dhuratat apo librat e marra, duke kujtuar kështu se e ka zbatuar me kohë Kodin e Etikës së përmendur nga Rama në mbledhjen më të fundit me kabinetin e ri qeveritar.
Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian; Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…”, shkruan Braçe.
Ai falendëron të gjithë, ndërsa harron Ramën, duke e kujtuar me një thumbim se detyrën e zv.kryeministrit nuk e kërkoi por ia kërkuan që ta merrte.
Postimi i plotë
Të premten që shkoi puna ime në #qeveri u mbyll; marrëdhenia e krijuar nga dëshira për ti sherbyer njerezve në atë nivel mbaroi;
Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua në limitet e rutinës që herë më ngjante me dezhurnin në gjimnaz dhe, herën tjetër me detyrimin për të respektuar një kod etike me mareredhënie brenda.
Një përvojë e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi.
Por e vlefshme patjetër; Nga jashtë nuk do ta kisha njohur kurrë deri në detaje. Madje edhe veten, vënë në provë kush e di sa herë nga dallimi mes asaj që vjen si dëshirë, strukturohet si mendim, arrin në veprim dhe tamam këtu bëhet i pamundur, madje edhe tjetërsohet, shoqëruar nga pamundësia për të folur, shpjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.
Një gjë ja them kujtdo ama: Pata lirinë të kondërshtoj, të them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak të kryesimit të mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundërshtues në përputhje me parimet e bindjet e mia;
NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.
SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!
Sot është gjithashtu tamam dita që të falënderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte, Ejanën, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;
Kanë përballuar gjithçka, nga përgatitjet për mbledhjet e qeverisë tek çdo proces ligjor e jo vetëm në administatën publike, shërbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit të parasë së zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, përdorimin e parasë publike dhe rregullat e reja të prokurimit publik…
Ju jam shumë mirënjohes për gjithë shërbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, të drejtë e të ndershëm!
Ndërkohe, dua të falenderoj drejtuesit e agjencive të përfshira në këto procese, Tanin për Fzhsh, Albanën per Dap, Lorinin për Adisa, Reiden per App..
SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU! Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!
Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht! Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres;
Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj! Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua! E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre; Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter.
E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!
Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time! I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite. Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!