Erion Braçe: “Shqipëria s’ka nevojë për kompromise me opozitën e vjetër”

Zv.kryeministri Erion Braçe, në një prononcim për gazetarët nga Patosi është shprehur se gjetja e një gjuhe të përbashkët me opozitën, e cila ka braktisuar prej një muaj Parlamentin, arrihet vetëm nëpërmjet dialogut.

Por, sipas Braçes kjo është e pamundur me një opozitë që ndodhet në rrugë, ndërsa kryetari i saj ‘sorollatet’ në Bruksel dhe Berlin.
Gjithashtu, ai kujtoi se ndërkombëtarët e njohin maxhorancën në Kuvend dhe në qeveri si legjitime, ndërkohë opozitën e cilësoi “të vjetër”.

“Qytetarët kanë votuar të lirë dhe vota e tyre është monitoruar nga faktori ndërkombëtar i cili ka monitoruar zgjedhjet dhe ka çertifikuar në mënyrë të qënësishme qoftë mazhornacën në parlament qoftë edhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

I konsideron institucione kushtetuese dhe legjitime, prandaj është e tepërt që unë të komentoj për sjelljen e palës tjetër, që është opozita e vjetër në këtë vend.

Thënë këtë patjetër që është i dobishëm dialogu, por mbi të gjitha është e dobishme ligjshmëria, dhe kushtetutshmëria. Unë nuk jam gati për të folur për zgjidhje ekstraligjore. Shqipëria ka nevojë për kushtetutën dhe ligjet dhe jo për kompromise që i vijnë ndesh në mënyrë të qartë institucineve legjitime dhe kushtetuese dhe kushtetutshmërisë”, deklaroi Braçe.

Loading...