Erion Veliaj zbulon çfarë do të ndodhë me autobusin që përfundoi në Lanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se autobusi i aksidentit në Lanë, do të vendoset përfundimisht si instalacion. Veliaj tha se do të zhvendoset përkohësisht për t’u riparuar.

“Ne do ta zhvendosim përkohësisht, që ta meremetojmë, dhe do të kthehet në një hapësirë artistike, në një hapësirë që simbolizon një sensibilizim se duhet “me pas mendjen në timon”. Do të kemi një instilacion aty,” u shpreh Veliaj.

Veliaj pak kohë më parë hapi dhe një sondazh në rrjetet sociale për këtë temë, pas komenteve të cilat sugjeronin një instalacion në vend të zhvendosjes së autobusit.

Loading...