Erjon Brace: “Paguani taksat,asgjë tjetër,rrushfeti,miku,telefoni s’u ndihmojnë!”

PAGUANI TAKSAT,
ASGJE TJETER!
RRUSHFETI, MIKU, TELEFONI S’U NDIHMOJNE!

Vijojmë të kemi në fokus tregun e karburanteve.
Qëndruam tek importuesit e mëdhenj, tek depozitat, inventari ne magazinat doganore, regjimi automatik i pisjeve te tyre fiskale;
Qëndruam tek prodhuesit e mëdhenj të karburanteve për të njëtat arsye;

Tani do ndalemi tek konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend.
Ata zënë gati 40% – 45% të konsumit të karburanteve në Shqipëri;

1. Kompanite e medha te ndertimit;
2. Kompanite e medha te prodhimit te materialeve te ndertimit-nga zhavori tek betoni e asfaltobetoni;
3. Kompanite e medha te prodhimit qe perdorin karburant ne procesin e tyre teknologjik;
4. Kompanite e medha te transportit urban, qytetas, kombetar e nderkombetar;
5. Kompanite e medha te tregetise;
6. Cdo kompani tjeter qe:

ZOTERON DEPOZITA KARBURANTI,
INSTRUMENTA PER SHPERNDARJEN E TIJ PER NEVOJA TE VETE KOMPANISE;
TE CERTIFIKOJE MENJEHERE PRANE METROLOGJISE LIGJORE,
DEPOZITEN DHE INSTRUMENTAT NE PERDORIM!

Nga nje hetim paraprak,
rezulton se keto kompani kane depozita te pa certifikuara per kapacitetet e tyre,
nderkohe perdorin instrumenta te pacertifikuar per te lexuar konsumin e tyre!

Muaji shtator eshte per ju,
tetori e ne vijim per autoritet fiskale qe duhet te kontrollojne ligjshmerine!

Nderkohe,
doja te paralajmeroja cdo kompani qe nuk zoteron depozita,
ka konsum minimal apo zero,
por qe ne letra rezulton konsumator i madh karburanti:
Ndaluni ketu!
Jeni duke shkelur rende ligjin!
Organet fiskale po verifikojne cdo kompani e cdo fature per te ndeshkuar kete shkelje te rende te ligjit!

Ne ane tjeter, sic edhe kisha thene,
I jam drejtuar KLGj, KPK dhe ONM, ministres se drejtesise gjithashtu per
tre gjykates ne Tirane, Vlore e Gjirokaster, te cilet, ne menyre haptazi te paligjshme kane refuzuar te mbrojne interesin publik te cenuar rende nga veprimtari ne shkelje te ligjit nga operatore te medhenj ekonomik,
ne fushen fiskale e ate te sigurise ushqimore.

Vettingu ka pese dosje me shume per te vleresuar profesionalizmin e tyre!

Loading...