Erjon Brace: “Ti nuk duhet te jesh me ‘doktor’, zotni Caush!”

Pas denoncimit ne “fiks fare” të mjekut i cili merr rryshfet për ti dhënë kempin një personi të paralizuar,
vjen reagimi i menjëhershëm i Erjon Braçes nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook.

Statusi i plotë:

“Ti nuk duhet te jesh me #Doktor,
zotni Caush!

Asnje minute me shume!
Kerkova dhe mesova:
“Doktor” Caushi eshte nje mjek qe leshon lejen e drejtimit per ne komisionin e Kemp, nuk eshte anetar i ndonje komisioni dhe,
me c’duket ose ben sekserin,
ose eshte thjesht mashtrues.

Per ta cuar deri ne fund;
Sapo i kerkova drejtoreshes ne detyre te Sherbimit Social Shteteror te verifikoje deri neser ne mesdite, Dosjen e plote te qytetarit, historikun e statusit te tij,
gjendjen aktuale te dosjes ne Gramsh, Elbasan e Tirane.

Nese ka merituar statusin e invaliditetit dhe nuk ja japin, gjithkush qe ka pergjegjesi nuk mund te rrije me ne detyre;
Nese ka merituar statusin e invaliditetit dhe i kane marre para per tja dhene,
te gjithe, nga doktori i Gramshit deri tek i fundit ne Elbasan apo Tirane,
do kallzohet penalisht!”-M.A-laberianews

Loading...