Erjon Veliaj: “Tirana sot është qyteti me papunësinë më të ulët”

Një kritikë kishte Erion Veliaj për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Në Opinion ai tha se i duhet të punoj më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet.

Erion Veliaj: Unë duhet të punoj më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet, fshatrat janë akoma mbrapa.

Pjesë e këtij diskutimi ishte projekti 100 fshatrat, që të seleksionohet në çdo qark disa fshatra, një gjë që duhet ta bëjmë më mirë.
Kjo është diçka që edhe kryeministrin e lë pa gjumë. Fshati është gjysma e popullatës.

Tirana sot është qyteti me papunësinë më të ulët, por edhe brenda saj ka një diferencë shumë të madhe e Zallbastarit me Tiranën.

Një nga vërejtjet që dua ta bëj me qeverinë, nuk arritëm të thyejmë monopolin për shitjen e produkteve bujqësore, kemi vetëm një treg. 30% e votuesve të mi dhe të ndjekësve të mi, janë me fshatin./Opinion.al

Loading...