Ermonela Jaho live në kinematë botërore me “La Traviata”

Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho, një emër i njohur në teatrot operistike botërore do të luajë për të 256 herë ‘La Traviaten’ e famshme të Verdit. Shfaqje do të ndiqet live në të gjitha kinematë botërore mbrëmjen e 30 janarit.

Ylli i operistikës ndërkombëtare, e risjell këtë shfaqje për publikun në mbarë botën, si një ndër etalonet më të çmuara të muzikës klasike.

Jaho njoftoi se mbrëmjen e 30 janarit, ‘La Traviata’ do të shfaqet live në të gjitha kinematë botërore.

Ermonela tashmë është një Violete, një emër që personifikon atë dhe karrierën e saj.

‘La Traviata’ është një nga shfaqjet më identifikuese të Ermonela Jahos. Në fund të shfaqjes sopranoja mbetet vetëm, por edhe pse po i afrohet akti i vdekjes, ajo ia del të elektrizojë skenën me zërin e saj potent dhe të marrë nga publiku duartrokitje e admirim./atsh

Loading...